Panelet tjera
Prodhues | Falco- Hungari |
Përshkrim |
Panel i punuar nga ashklat e drurit të pishës dhe çimentos Portland me rrëshirë speciale nën shtypje dhe nxehtësi të lartë. Gjatë prodhimit është sendërtuar edhe aditiv për tharje të shpejtë të dërrasave të lagëta. |
Veçori |
■ Rezistencë të lartë ndaj smerilimit dhe goditjeve, |
Zbatim |
■ Mbështjellje të fasadave të jashtme, |
Dimensioni | Çmimi i panelit sipas trashësisë | |||
10 | 20 | |||
2800×1250 | 3,392 | 6,706 |
Shtrembërim dhe lakueshmëri e paneleve |
Betonyp është rezistues në ndikimet kohore. Përbërja për barazimin e lagështisë së paneleve ndërrohet në varësi nga kushtet kohore, e kjo mund të sjellë deri te shtrembërimi i paneleve dhe ndryshim të dimensioneve të saj. Kushtet e ndryshme klimatike mund të rezultojnë me lakueshmëri të sipërfaqes së sipërme dhe të poshtme të panelit. Sapo që të hapet paleta apo panelet të vendosen në vendin e duhur, duhet menjëherë të fiksohen. Paletat e hapura duhet përsëri të forcohen (mbyllen), ose mbi to të vendoset edhe një paletë. |
Aplikim në dysheme |
Betonyp panelet e pa smeriluara kanë dallim të madh në trashësinë e tyre (± 0.7 ~±1,5mm), për vendosje në dysheme rekomandohet të përdoren panele të smeriluara me rruvijë dhe gjuhë. Derisa shkarkohet paleta duhet të kushtohet kujdes që sipërfaqja e poshtme të vendoset si sipërfaqe e sipërme. Për shkak të lëvizjes në përmasa të paneleve, duhet të vendosen e tampon lidhje (mes murit dhe paneleve, në hapësira më të mëdha rekomandohet të vendosen tampon lidhje në çdo 20-30m²). Sapo që të hapet paleta apo panelet të vendosen në vendin e duhur, duhet menjëherë të fiksohen. |
Vendosja e pllakave |
Pllakat e qeramikës nuk munden të vendosen drejtpërdrejtë në Benotyp panelet. Konstruksioni që i mban panelet duhet të jetë shumë e qëndrueshme dhe duhet të vendosen tampon lidhje të mjaftueshme. Ndërmjet Betonyp paneleve dhe pllakave qeramike duhet të vendoset material elastik (psh. X P S, panele gjipsi të mbushura e të tjerë). |
Konstruksion çeliku |
Ndryshimi i kushteve klimatike mund të sjellë deri te shtrembërimi i Betonyp paneleve dhe konstruksionit të çelikut. Nga konstruksioni jo i përshtatshëm mund të vijnë thyerje dhe plasaritje. |