Corian Solid pllaka / Corian dekore të pllakave dhe ngjitësve

Prodhues – DuPont SHBA
Shifra Emri Sasi Çmimi
D15532339 Designer white 50 mL 808
D15531313 Glacier white 50 mL 721
D15531371 White onyx 50 mL 808
D15531379 Dune prima 50 mL 808
D15531380 Smoke drift prima 50 mL 808
D15533180 Ash aggregate 50 mL 808
D15531375 Carbon aggregate 50 mL 808
D15533167 Deep titanium 50 mL 808
D15531376 Deep Nocturne 50 mL 808
D15531368 Aurora 50 mL 890
D12042567 Pistoletë për vënie 4,131

    Udhëzime për mirëmbajtjen e pllakave Corian

    Mirëmbajtje e përditshme e pllakave Corian

    Për pastrim të përditshëm, përdorni ujë me ndonjë preparat ose mjete të përditshme për pastrimin e sipërfaqeve. Largoni tepricën e detergjentit nga sipërfaqja me leckë të butë, pastroni sipërfaqen me ujë të nxehtë, e pastaj fshini me leckë të thatë e të butë. Nëse nevojitet përdorni leckë mikrofiber dhe fërkoni sipërfaqen me preparat për pastrim në bazë të amoniakut, pastaj lani me ujë. Kjo procedurë do t’i largojë shumicën e papastërtive dhe njollave nga sipërfaqja ose nga lavamanët.

    Çdoherë pastroni duke bërë lëvizje rrethore të dorës, nga përpara deri prapa, e pastaj edhe anash, duke mbajtur llogari që lëvizjet të mbulohen njëra me tjetrën derisa e tërë sipërfaqja nuk kalohet. Mos përdorni pastrues gërryes ose gërryes të lehtë mbi sipërfaqet me shkëlqim të lartë ose me sipërfaqet e errëta.

    Ju paralajmërojmë se është e mundur paraqitja e bigorrit nëse pikat e ujit lihen të thahen në sipërfaqe. Që të pengohet kjo, shumë me rëndësi është që pas çdo larje ose derdhje sipërfaqja tërësisht të fshihet me mikrofiber leckë të pastër. Disa ngjyra kërkojnë pastrim më të shpeshtë me qëllim të mirëmbahet dukja e punimit përfundimtar (finishit).

    Si te të gjithë materialet edhe në sipërfaqen e Corian-it, me përdorim të përditshëm dhe mirëmbajtje të rregullt, me kohë mund të paraqiten njolla gërryese. Për dallim nga ngjyrat më të hapura, te ngjyrat e errëta më lehtë do të duken këto gërvishtje, njolla dhe ngrënia nga përdorimi i përditshëm. Kjo nuk duhet t’ju brengos sepse është e mundur përsëri ta ktheni dukjen origjinale të sipërfaqes. Është e nevojshme të angazhoni person të kualifikuar i cili përsëri do ta kthej dukjen e përparme të sipërfaqes.

    Përkujdesje speciale për njolla kokëforta

    Disa njolla kokëforta kërkojnë pastrim më të vështirë. Ndiqni rekomandimet të përshkruara më poshtë që në mënyrë efektive t’i largoni këto njolla nga sipërfaqja e lavamanëve të Corian-it.

    Uthull, kafe, çaj, lëng limoni, lëng i perimeve, ngjyra artificiale, keçap, djegie nga cigaret, pastë për këpucë, ngjyrë shkrimi, market, jod, gjak, verë e kuqe, parfem: Përdorni mikrofiber leckë dhe mjet gërryes të lehtë për pastrim (përveç në sipërfaqe me shkëlqim ose sipërfaqe të errëta).

    Njolla të yndyrshme: Përdorni mikrofiber leckë dhe fërkoni njollën me zbardhues të holluar. Lani disa herë me ujë të nxehtë dhe thani me leckë të butë. Vërejtje: zbardhuesit mund ta zbehin ngjyrën e sipërfaqes së Corian-it nëse tërësisht nuk largohen me larje me ujë.

    Bigorr, shkumë sapuni, minerale: Përdorni mikrofiber leckë dhe fërkoni njollën me largues standard të bigorrit ose me uthull dhe lini 2-4 minuta. Pastaj përdorni mikrofiber leckë të dytë të pastër me të cilën do ta lani sipërfaqen me ujë.

    Llak për thonj: Përdorni mikrofiber leckë dhe fërkoni njollën me largues të llakut të thonjve i cili nuk përmban aceton. Lani disa herë me ujë të nxehtë, e pastaj me leckë të butë thani sipërfaqen. Nëse njolla ende është e dukshme, përsëritni procedurën, kësaj radhe përdorni smeril të imët. Nëse njolla ende është e dukshme, përsëritni procedurën. Në rast se njollën nuk mund të largoni thirrni person të kualifikuar për vlerësim.

    Përkujdesje speciale për lavamanët

    Largoni njollat e yndyrshme nga sipërfaqja e lavamanit me përdorim të detergjentit ose preparatit për pastrimin e sipërfaqeve. Nëse nevojitet, përdorni leckë gërryese minimale për pastrim ose sfungjer në kombinim me preparat gërryes të lehtë për pastrim. Bëni një përzierje ujore e cila përfshin ¾ zbardhues vendor të lëngshëm dhe ¼ ujë dhe me sprej spërkatni në sipërfaqen e lavamanit dhe lini disa orë ose gjatë natës. Koha e ekspozimit nuk duhet të jetë më shumë se 16 orë. Pastaj pastroni lavamanin me leckë të lagëta. Me një përpjekje të vogël do të keni një lavaman të pastër.

    Mirëmbajtja ditore e lavamanit, dushit, dush kabinave të punuara nga Corian-i

    Thjeshtë pastroni sipërfaqen me ujë me shkumë sapuni ose çfarëdo detergjent me qëllim që të largohen sa më shumë njollat dhe papastërtitë. Përdorni detergjent së bashku me leckë ose sfungjer me gërryerje të lehtë. Në këtë mënyrë do ta mbani përpunimin përfundimtar origjinal. Disa substanca si ngjyra e stilografit, kozmetika dhe llaqet mund të lirojnë ngjyrë mbi sipërfaqen pas një kontakti të gjatë. Njollat e tilla lehtë mund të largohen nëse ndiqen instruksionet speciale për njollat kokëforta.

    Masave të kujdesit për pllakave CORIAN

    Si ta pengoni dëmtimin e përhershëm

    Ndiqni këto udhëzime që të pengoni dëmtim të përhershëm të sipërfaqes së Corian-it ose lavamanëve.

    Mos përdorni preparate kimike të forta në sipërfaqe, si për shembull, hollues i ngjyrave të naftës (nitro hollues), preparate për pastrimin e furrave, thartira, aceton e të tjerë. Nëse vjen deri te derdhja e ndonjë preparati, menjëherë lani sipërfaqen me ujë derisa tërësisht nuk largohet preparati kimik.

    Mos pastroni me përdorim e preparateve kimike agresive si acetoni, mjetet për pastrimin e furrave, hollues, acide ose baza të forta ose detergjente industriale ose hollues i ngjyrave të yndyrshme. Nëse vjen deri te derdhja e disa nga këto preparate kimike, menjëherë lani sipërfaqen me ujë derisa tërësisht nuk largohet preparati kimik.

    Mos përdorni shpatulla për gërvishtje, brusha çeliku ose mjete tjera metalike për largimin e njollave, ngjyrave, ngjitëseve ose substanca tjera. Në rast të dëmtimit të rëndë thirrni person të kualifikuar të bëjë vlerësimin, dhe nëse është e mundshme, riparim i dëmtimit.

    Pengimi i dëmtimit nga nxehtësia dhe prerja

    Që ta mbroni Corian pllakën tuaj është shumë e rëndësishme të zvogëlohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në nxehtësi. Çdoherë përdorni mbështetës mbrojtës nga nxehtësia, dysheme të drurit ose telit ose lini enët e nxehta në pllakat e shporetit që së pari të ftohen. Asnjëherë mos vini enë të nxehta drejtpërdrejtë në Corian pllakat ose në lavaman. Si edhe te tipat tjerë të lavamanëve, derdhja e ujit të nxehtë mbi lavaman mund ta dëmtojë atë.

    Mos preni asnjëherë drejtpërdrejtë në sipërfaqe, çdoherë përdorni dërrasë druri ose qelqi për prerje.

    Veçori dhe përfitime të Corian Solid Surface

    Nga paraqitja e tij në vitin 1967, Dupont Corian u dëshmua si material i qëndrueshëm me zbatim të shumëllojshëm në ambiente shtëpiake dhe ato publike. Megjithatë performancat e këtij materiali mund të varen nga trashësia e plakave, dizajnit dhe punimit të sipërfaqes.

    Ngjyrat dhe larat kalojnë nëpër tërë sipërfaqen dhe trashësinë e materialit dhe nuk mund të dëmtohet. Bashkimet mes pllakave mund të ngjiten dhe të jenë gati të padukshme, që mundëson madhësi të pakufizuar të sipërfaqes.

    Sipërfaqja e Corian-it mund të ripërtërihet me përdorimin e mjeteve standarde gërryese të lehta që përdoren për pastrim.

    Sipërfaqja e Corian-it është jo poroze me dukje të lëmuar. Me mirëmbajtje të rregullt materiali pengon paraqitjen e myshkut dhe baktereve.

    Sipërfaqja e Corian-it është jo toksike dhe nuk shkakton alergji te njerëzit.

    Në rast të zjarrit, Corian liron okside të karbonit dhe tymi që krijohet është i zbehtë dhe nuk përmban gazra toksike.

    Pllakat Corian mund të termoformohen (t’u jepet forma me ndihmën e temperaturës së lartë), në kallëpe të drurit ose të metalit në temperaturë të kontrolluar me qëllim të arrihen dizajn të ndryshme 2D dhe 3D.

    Gjysmë tejdukshmëria e materialit është tejet e shprehur te ngjyrat e hapura, por edhe te pllakat më të holla. Për shkak të kësaj, shumë dizajnues e shfrytëzojnë këtë veçori të bëjnë efekte të ndryshme të ndriçimit dhe mure/panele të ndriçuara.

    Çka është ngjitësi Corian Joint Adhesive?

    Përbërja e ngjitësit

    Coriant Joint Adhesive është ngjitës me bazë metaakrilike, nuk derdhet dhe mundëson lidhje të shkëlqyeshme për Corian pllakat. Gjendet në mbushje prej 50ml. dhe në ngjyra të ndryshme të koordinuara me ngjyrat në pllakat Corian. Është i krijuar për lidhje të shpejtë mes dy materialeve me përbërje të njëjtë. Nuk përdoret për lidhje mes dy materialeve të ndryshme, përveç në rast se materialet të jenë miratuar nga DuPont.

    Përdorimi dhe depozitimi i ngjitësit

    Ngjitësit janë optimizuar për përdorim në temperaturë dhome. Temperatura e ulët do ta vazhdojë kohën dhe shkallën e ngjitjes, derisa temperatura e lartë do ta shpejtojnë kohën dhe shkallën e ngjitjes.
    Për kohë më të gjatë, ngjitësi duhet të depozitohet në lokal mirë të ajrosur, në errësirë. Temperatura e rekomanduar e depozitimit të ngjitësit është 5-23°С. Ekspozimi në temperatura më të larta e zvogëlojnë kohëzgjatjen e ngjitësit. Mos të depozitohet në frigorifer.

    PARALAJMËRIM

    Ngjitësi është i ndezshëm. Të ruhet larg burimeve të nxehtësisë, shkëndijave, zjarrit të hapur. Duhet të përdoret vetëm në lokale mirë të ajrosur.

    Përbërja e materialit Corian Solid Surface

    Dupont Corian Solid Surface është material i fortë, jo poroz dhe homogjen, në përbërjen e të cilit ka 1/3 rrëshirë akrili (e njohur si polimetil ose RMMA) dhe rreth 2/3 materiale natyrore. Këto minerale janë të përbërë nga trehidrat i aluminit (ATH) i cili është prodhim i fituar nga boksiti, xehe nga e cila nxirret alumini.

    Për çka përdoren CORIAN pllakat dhe vendet ku përdoren?

    Dupont Corian është prodhim kompozitë me veçori të avancuara i cili përdoret si material në shumicën e zgjedhjeve arkitektonike dhe rregullime të enterierit, si në mjediset shtëpiake ashtu edhe në ato publike. Corian ofron shumëllojshmëri gjatë dizajnimit, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë. Përpunohet me vegla dhe makina jo konvencionale në zdrukthëtari dhe mund të formësohet në cilën do formë. Më së shpeshti përdoret si sipërfaqe e punës, mbështjellës i murit dhe lavaman në kuzhinë, në banja si lavaman ose mbështjellës i murit në dush kabinat, përveç sektorit shtëpiak gjen zbatim të madh edhe në më shumë sektorë publike si në shëndetësi, në banka, HOREKA (shkurtesë nga Hotele, Restorante, Kafe), butiqe e të tjerë.

    ОПШИРНА ДОКУМЕНТАЦИЈА

    На линкот ќе најдете опширна документација за Corian Solid Surface (Англиска литература)
    www.corian.com