Shitja me shumicë dhe shpërndarja

Rritja e industrisë së përqendruar në materialet për mobilie, me vete solli edhe zgjedhje revolucionare për materialet në formë të paneleve me desen dhe përdorim unik dhe bashkëkohor, si në sektorin publik po ashtu edhe në atë privat. Paraqitja e pajisjeve shtesë me desen dekorues dhe estetik, por edhe të atyre me natyrë funksionale për shfrytëzim dhe plotësim sa më të mirë të hapësirës së jetesës.

Gjithsesi këto ndryshime në botë u reflektuan edhe në Republikën e Maqedonisë, kurse paraqitja e interesit të zmadhuar për shfrytëzimin e përfitimeve që i ofrojnë këto prodhime edhe më shumë e ndezën idenë për zgjerimin e biznesit në tërë republikën.

Në vitin 2004, Soloprom hapi edhe një vend të shitjes – qendër të specializuar të shpërndarjes për shitje me shumicë, 20 km larg Shkupit, në autostradën Shkup – Gjevgjeli. Ky projekt u përgjigj në kërkesat e shpërndarësve vendor dhe klientëve të mëdhenj, të cilët janë të vendosur jashtë Shkupit.

Sot qendra e shpërndarjes punon me kapacitet të plotë. Së bashku me përkushtimin e tërësishëm të të punësuarve për plotësimin e qëllimeve të dhëna të punës e që janë të përfshirë në skemën organizative na bënë që të krenohemi që nga kjo propozim ide arritëm të krijojmë një firmë të suksesshme dhe ambicioze.