Pyetje dhe përgjigje

    Panelet e punës a janë rezistuese në gërvishtje?

    Të gjithë panelet e punës në linjën tonë, pa marrë parasysh prodhuesin, janë të mbështjellë me HPL foli, HPL do të thotë laminat i shtypur shumë ose material i punuar nga fletët e letrës të cilat janë të ndërlidhura me rrëshirë sintetike, të bashkuara nën shtypje të lartë dhe temperatura të larta.

    Ato i plotësojnë kërkesat për higjienë, rezistencë ndaj zjarrit, rezistencë ndaj lagështisë dhe një numër i madh i kualiteteve mekanike si fortësia dhe rezistenca ndaj shkatërrimit, goditjeve dhe gërvishtjes, që i bënë ata të qëndrueshëm, të lehtë për mirëmbajtje dhe rezistues ndaj ndikimeve të jashtme.

    Megjithatë, përskaj kësaj që e thamë HPL-i nuk duhet të kuptohet si material i cili nuk shkatërrohet. Çdoherë do të ekzistojë diçka që paraqet përjashtim nga rregulla. Prandaj edhe prodhuesit e paneleve të punës këshillojnë që mos të përdoret një send i mprehtë (si thika) ose diçka të nxehtë (si pjesa e poshtme e një tenxhere të nxjerrë nga shporeti), drejtpërdrejtë e vëmë mbi sipërfaqen e panelit. Që mos të vijë deri te dëmtimi i padëshiruar, duhet të vendoset një shtresë speciale dhe mbi të të punohet. Ashtu do të rruani kuzhinën tuaj dhe do ta rrisni jetëgjatësinë e saj.

    A duhet të blihet tërë paneli i kompensatës?

    Kompensata kanë zbatim të gjerë në rregullimin e enterierit. Shpesh kur porositni kompensatë te ne, por edhe gjatë punimit të skemave të prerjes ndodh që copat që ju nevojiten ju t’i përmblidhen në sipërfaqe më të vogla (si në gjysmë panel po edhe më pak).

    Soloprom është një ndërmarrje fleksibile me politik e cila është e orientuar kah mirëqenia e konsumuesit. Kënaqësia juaj është shpërblim për ne dhe një motiv më shumë që të përpiqemi dhe t’ju dalim përpara kërkesave tuaja.

    Që të shfrytëzohet në mënyrë maksimale kompensata Solopromi e ndryshoi mënyrën e dhënies së kompensatës. Nëse copat tuaja mund të përmblidhen në gjysmë panel, atëherë do të porositni gjysmë panel. Nëse copat e kalojnë sipërfaqen e gjysmë panelit, nuk nevojitet që ta blini tërë panelin, por mund të blini gjysmën dhe një të katërtën.

    Në varësi nga trashësia e kompensatës më poshtë mund të shihni pamjen skematike të dhënies së kompensatës dhe prerjes së copave nga tërë paneli.

    ■ Kompensata me trashësi prej 16mm, 18mm përveç tërë panelit, shitet edhe në gjysmë e cila mund të jetë ose në gjatësi ose në gjerësi dhe një të katërtën.

    ■ Kompensata me trashësi prej 8mm, 25mm përveç tërë panelit, shitet edhe si gjysma të cilat mund të jenë ose në gjatësi ose në gjerësi.


    ■ Kompensata me trashësi prej 38mm shitet vetëm si panel i tërë.

    A keni mjeshtër tuaj për përpunimin e mobilieve?

    Soloprom është ndërmarrje e cila merret me shitjen e repromaterialeve për enterier dhe bën shërbime si prerje, ngjitje të shiritit në skaje, përpunime të ndryshme në CNC makinë etj.

    Nëse dëshironi të pajisni ndonjë pjesë të banesës tuaj në ju mbetet të gjeni arkitekt ose projektues, marangoz ose ndërmarrje e cila merret me prodhim të mobilieve.

    A ngjyrosni medijapan (MDF)?

    Për momentin nuk ofrojmë shërbim të tillë. Tani për tani duhet të gjeni marangoz i cili ka përvojë me përpunimin dhe ngjyrosjen e medijapanit.

    Shërbime të cilët për momentin mund t’i ofrojmë për medijapanin janë:

    • prerja e panelit;
    • prerje rrethore në CNC makinë (rever);
    • lakim i skajeve të copave në CNC makinë (rever);
    • gravura e larës në sipërfaqe të copave etj.
    • 3D mbështjellje me MDF.

    A bëni transportimin e materialit të prerë?

    Tani për tani për transportimin e materialit të prerë duhet që ju të siguroni mjet transporti (veturë, kombe, kamion).

    A bëni shërbimin e shpimit të paneleve për lavamanë dhe pajisje elektrike?

    Tashmë një kohë të gjatë në inventarin tonë të makinave është përfshirë edhe CNC makina nëpërmjet të së cilës bëjmë një numër të madh të shërbimeve si prerje rrethore, profilizim, shpimin e menteshave dhe po bëjmë hapjen e vrimave për lavamanë ose pajisje të ndryshme elektrike.

    Sa pritet për dhënien e tërë panelit, gjysmë panelit ose një të katërtën e panelit?

    Koha e pritjes për dhënien e paneleve është shumë e shpejtë dhe nuk e kalon kufirin e 30 minutave.

    Gjithsesi, për porosi të më shumë paneleve, Koha e pritjes mund të zmadhohet.

    Si mirëmbahen lavamanët e granitit?

    Pastrimi i drejtë dhe i rregullt mundëson që për një kohë të gjatë ta ruajmë pamjen dhe funksionalitetin e lavamanit të granitit. Për pastrim përdorni kryesisht leckë të butë dhe detergjent. Mund të përdorni edhe mjete të posaçme për lavaman graniti për të cilat prodhuesi ka përmendur deklarata se nuk janë abraziv.

    Rekomandohet pas përdorimit të lavamanit të fshihet me leckë të thatë dhe të butë. Që të pengohet krijimi i njollave nga bigorri në sipërfaqe.

    Në rast se krijohen njolla nga guri i ujit ato mund të largohen me uthull 20%, detergjent i lëngshëm dhe ujë.

    Që mos të krijohen njolla në sipërfaqen e lavamanit, mos lejoni që gjatë kohë mbi të të qëndrojnë vaj, ushqim, kafe, pemë, lëng pemësh, uthull, mustardë e të ngjashme.

    Ndalohet vënia e tenxhereve ose llojeve të tjera të enëve drejtpërsëdrejti nga shporeti sepse temperatura e pjesës së poshtme të tyre mund të arrijë deri më 300°С, dhe të njëjtat mund të shkaktojnë njolla të qëndrueshme dhe dëmtimeve.

    Është e nevojshme që kohë pas kohe ta pastroni nga bigorri të mbledhur te sifoni. Shtresat që mblidhen rreth asaj pjese mund të shkaktojnë funksionim të padrejtë të sifonit.

    Ndalohet përdorimi i të gjithë preparateve kimike e të cilët nuk bëjnë pjesë në preparate të kuzhinës si mjetet sanitare, zbardhuesit, alkooli, benzina, thartirat e ndryshme, baza dhe mjeteve abrazive për pastrim.

    Ndalohet përdorimi i telave metalik dhe sfungjerë .

    Kompensata rezistuese ndaj ujit a mund të përdoret në pjesët e jashtme të objekteve?

    Para se të përgjigjemi në këtë pyetje, në fillim dëshirojmë ta sqarojmë termin “Kompensatë rezistuese ndaj ujit”, sepse mund të krijoj përshtypje dhe pamje të gabueshme.

    Gjatë procesit të prodhimit të kompensatës në përzierjen së bashku me grimcat e drurit dhe ngjitësen, shtohet edhe një shtesë e veçantë që kompensatës i jep ngjyrë të gjelbër. Prandaj, për dallim nga kompensata standarde, kompensata të cilat e përmbajnë këtë shtesë kanë rezistencë më të madhe në lagështi. Prandaj edhe termi “Kompensatë rezistuese ndaj ujit” duhet të zëvendësohet me “Kompensatë rezistuese ndaj lagështisë”.

    Dedikimi i vërtet i kësaj kompensate është në rregullimin e brendshëm, më saktë në banja ose vende të tjera të mbyllura në të cilat ka lagështi. Nuk rekomandohet për përdorim në pjesët e jashtme të objekteve sepse uji mund të depërtojë thellë në bërthamë, druri të bymehet që në fund të kalbet e tërë kompensata.

    Udhëzime për mirëmbajtjen e pllakave Corian

    Mirëmbajtje e përditshme e pllakave Corian

    Për pastrim të përditshëm, përdorni ujë me ndonjë preparat ose mjete të përditshme për pastrimin e sipërfaqeve. Largoni tepricën e detergjentit nga sipërfaqja me leckë të butë, pastroni sipërfaqen me ujë të nxehtë, e pastaj fshini me leckë të thatë e të butë. Nëse nevojitet përdorni leckë mikrofiber dhe fërkoni sipërfaqen me preparat për pastrim në bazë të amoniakut, pastaj lani me ujë. Kjo procedurë do t’i largojë shumicën e papastërtive dhe njollave nga sipërfaqja ose nga lavamanët.

    Çdoherë pastroni duke bërë lëvizje rrethore të dorës, nga përpara deri prapa, e pastaj edhe anash, duke mbajtur llogari që lëvizjet të mbulohen njëra me tjetrën derisa e tërë sipërfaqja nuk kalohet. Mos përdorni pastrues gërryes ose gërryes të lehtë mbi sipërfaqet me shkëlqim të lartë ose me sipërfaqet e errëta.

    Ju paralajmërojmë se është e mundur paraqitja e bigorrit nëse pikat e ujit lihen të thahen në sipërfaqe. Që të pengohet kjo, shumë me rëndësi është që pas çdo larje ose derdhje sipërfaqja tërësisht të fshihet me mikrofiber leckë të pastër. Disa ngjyra kërkojnë pastrim më të shpeshtë me qëllim të mirëmbahet dukja e punimit përfundimtar (finishit).

    Si te të gjithë materialet edhe në sipërfaqen e Corian-it, me përdorim të përditshëm dhe mirëmbajtje të rregullt, me kohë mund të paraqiten njolla gërryese. Për dallim nga ngjyrat më të hapura, te ngjyrat e errëta më lehtë do të duken këto gërvishtje, njolla dhe ngrënia nga përdorimi i përditshëm. Kjo nuk duhet t’ju brengos sepse është e mundur përsëri ta ktheni dukjen origjinale të sipërfaqes. Është e nevojshme të angazhoni person të kualifikuar i cili përsëri do ta kthej dukjen e përparme të sipërfaqes.

    Përkujdesje speciale për njolla kokëforta

    Disa njolla kokëforta kërkojnë pastrim më të vështirë. Ndiqni rekomandimet të përshkruara më poshtë që në mënyrë efektive t’i largoni këto njolla nga sipërfaqja e lavamanëve të Corian-it.

    Uthull, kafe, çaj, lëng limoni, lëng i perimeve, ngjyra artificiale, keçap, djegie nga cigaret, pastë për këpucë, ngjyrë shkrimi, market, jod, gjak, verë e kuqe, parfem: Përdorni mikrofiber leckë dhe mjet gërryes të lehtë për pastrim (përveç në sipërfaqe me shkëlqim ose sipërfaqe të errëta).

    Njolla të yndyrshme: Përdorni mikrofiber leckë dhe fërkoni njollën me zbardhues të holluar. Lani disa herë me ujë të nxehtë dhe thani me leckë të butë. Vërejtje: zbardhuesit mund ta zbehin ngjyrën e sipërfaqes së Corian-it nëse tërësisht nuk largohen me larje me ujë.

    Bigorr, shkumë sapuni, minerale: Përdorni mikrofiber leckë dhe fërkoni njollën me largues standard të bigorrit ose me uthull dhe lini 2-4 minuta. Pastaj përdorni mikrofiber leckë të dytë të pastër me të cilën do ta lani sipërfaqen me ujë.

    Llak për thonj: Përdorni mikrofiber leckë dhe fërkoni njollën me largues të llakut të thonjve i cili nuk përmban aceton. Lani disa herë me ujë të nxehtë, e pastaj me leckë të butë thani sipërfaqen. Nëse njolla ende është e dukshme, përsëritni procedurën, kësaj radhe përdorni smeril të imët. Nëse njolla ende është e dukshme, përsëritni procedurën. Në rast se njollën nuk mund të largoni thirrni person të kualifikuar për vlerësim.

    Përkujdesje speciale për lavamanët

    Largoni njollat e yndyrshme nga sipërfaqja e lavamanit me përdorim të detergjentit ose preparatit për pastrimin e sipërfaqeve. Nëse nevojitet, përdorni leckë gërryese minimale për pastrim ose sfungjer në kombinim me preparat gërryes të lehtë për pastrim. Bëni një përzierje ujore e cila përfshin ¾ zbardhues vendor të lëngshëm dhe ¼ ujë dhe me sprej spërkatni në sipërfaqen e lavamanit dhe lini disa orë ose gjatë natës. Koha e ekspozimit nuk duhet të jetë më shumë se 16 orë. Pastaj pastroni lavamanin me leckë të lagëta. Me një përpjekje të vogël do të keni një lavaman të pastër.

    Mirëmbajtja ditore e lavamanit, dushit, dush kabinave të punuara nga Corian-i

    Thjeshtë pastroni sipërfaqen me ujë me shkumë sapuni ose çfarëdo detergjent me qëllim që të largohen sa më shumë njollat dhe papastërtitë. Përdorni detergjent së bashku me leckë ose sfungjer me gërryerje të lehtë. Në këtë mënyrë do ta mbani përpunimin përfundimtar origjinal. Disa substanca si ngjyra e stilografit, kozmetika dhe llaqet mund të lirojnë ngjyrë mbi sipërfaqen pas një kontakti të gjatë. Njollat e tilla lehtë mund të largohen nëse ndiqen instruksionet speciale për njollat kokëforta.

    Mirëmbajtja e lavamaneve nga çeliku i pandryshkshëm (rostfraj)

    Çeliku i pandryshkshëm 18/10 është material i cili mundëson përpunim me bukuri, kualitet, higjienë, dhe rezistencë të madhe. Mirëmbajtja dhe pastrimi me preparate përkatëse dhe procedura të vërteta janë të rëndësisë së madhe që veçoritë e këtij materiali të ngelin të pandryshuara.

    Për mbrojtje sa më të mirë të lavamanit tuaj nevojitet:

    • Lavamani të pastrohet mirë me ujë, sapun ose detergjent neutral pas çdo përdorimi. Tharja është me rëndësi të madhe. Prandaj përdorni leckë të butë.
    • Mos pritni asgjë në sipërfaqen e lavamanit.
    • Mos lini sfungjer, sende nga metali, dorëza gome, detergjente ose thartira për pastrim, gjithashtu mos lini edhe mbeturina nga ushqimi në lavaman. Ekspozimi i vazhdueshëm mund të sjellë korrozion.
    • Mos vini sende të nxehta si tenxhere ose tava mbi lavaman.

    ME RËNDËSI: Në disa raste çeliku i pandryshkshëm mund t’i humb cilësitë e tij, jo se nuk është kualitativ, por për shkak të ndjekjes jo të rregullt të procedurave për pastrim dhe mirëmbajtje.

    Masave të kujdesit për pllakave CORIAN

    Si ta pengoni dëmtimin e përhershëm

    Ndiqni këto udhëzime që të pengoni dëmtim të përhershëm të sipërfaqes së Corian-it ose lavamanëve.

    Mos përdorni preparate kimike të forta në sipërfaqe, si për shembull, hollues i ngjyrave të naftës (nitro hollues), preparate për pastrimin e furrave, thartira, aceton e të tjerë. Nëse vjen deri te derdhja e ndonjë preparati, menjëherë lani sipërfaqen me ujë derisa tërësisht nuk largohet preparati kimik.

    Mos pastroni me përdorim e preparateve kimike agresive si acetoni, mjetet për pastrimin e furrave, hollues, acide ose baza të forta ose detergjente industriale ose hollues i ngjyrave të yndyrshme. Nëse vjen deri te derdhja e disa nga këto preparate kimike, menjëherë lani sipërfaqen me ujë derisa tërësisht nuk largohet preparati kimik.

    Mos përdorni shpatulla për gërvishtje, brusha çeliku ose mjete tjera metalike për largimin e njollave, ngjyrave, ngjitëseve ose substanca tjera. Në rast të dëmtimit të rëndë thirrni person të kualifikuar të bëjë vlerësimin, dhe nëse është e mundshme, riparim i dëmtimit.

    Pengimi i dëmtimit nga nxehtësia dhe prerja

    Që ta mbroni Corian pllakën tuaj është shumë e rëndësishme të zvogëlohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në nxehtësi. Çdoherë përdorni mbështetës mbrojtës nga nxehtësia, dysheme të drurit ose telit ose lini enët e nxehta në pllakat e shporetit që së pari të ftohen. Asnjëherë mos vini enë të nxehta drejtpërdrejtë në Corian pllakat ose në lavaman. Si edhe te tipat tjerë të lavamanëve, derdhja e ujit të nxehtë mbi lavaman mund ta dëmtojë atë.

    Mos preni asnjëherë drejtpërdrejtë në sipërfaqe, çdoherë përdorni dërrasë druri ose qelqi për prerje.

    Veçori dhe përfitime të Corian Solid Surface

    Nga paraqitja e tij në vitin 1967, Dupont Corian u dëshmua si material i qëndrueshëm me zbatim të shumëllojshëm në ambiente shtëpiake dhe ato publike. Megjithatë performancat e këtij materiali mund të varen nga trashësia e plakave, dizajnit dhe punimit të sipërfaqes.

    Ngjyrat dhe larat kalojnë nëpër tërë sipërfaqen dhe trashësinë e materialit dhe nuk mund të dëmtohet. Bashkimet mes pllakave mund të ngjiten dhe të jenë gati të padukshme, që mundëson madhësi të pakufizuar të sipërfaqes.

    Sipërfaqja e Corian-it mund të ripërtërihet me përdorimin e mjeteve standarde gërryese të lehta që përdoren për pastrim.

    Sipërfaqja e Corian-it është jo poroze me dukje të lëmuar. Me mirëmbajtje të rregullt materiali pengon paraqitjen e myshkut dhe baktereve.

    Sipërfaqja e Corian-it është jo toksike dhe nuk shkakton alergji te njerëzit.

    Në rast të zjarrit, Corian liron okside të karbonit dhe tymi që krijohet është i zbehtë dhe nuk përmban gazra toksike.

    Pllakat Corian mund të termoformohen (t’u jepet forma me ndihmën e temperaturës së lartë), në kallëpe të drurit ose të metalit në temperaturë të kontrolluar me qëllim të arrihen dizajn të ndryshme 2D dhe 3D.

    Gjysmë tejdukshmëria e materialit është tejet e shprehur te ngjyrat e hapura, por edhe te pllakat më të holla. Për shkak të kësaj, shumë dizajnues e shfrytëzojnë këtë veçori të bëjnë efekte të ndryshme të ndriçimit dhe mure/panele të ndriçuara.

    Çka është ngjitësi Corian Joint Adhesive?

    Përbërja e ngjitësit

    Coriant Joint Adhesive është ngjitës me bazë metaakrilike, nuk derdhet dhe mundëson lidhje të shkëlqyeshme për Corian pllakat. Gjendet në mbushje prej 50ml. dhe në ngjyra të ndryshme të koordinuara me ngjyrat në pllakat Corian. Është i krijuar për lidhje të shpejtë mes dy materialeve me përbërje të njëjtë. Nuk përdoret për lidhje mes dy materialeve të ndryshme, përveç në rast se materialet të jenë miratuar nga DuPont.

    Përdorimi dhe depozitimi i ngjitësit

    Ngjitësit janë optimizuar për përdorim në temperaturë dhome. Temperatura e ulët do ta vazhdojë kohën dhe shkallën e ngjitjes, derisa temperatura e lartë do ta shpejtojnë kohën dhe shkallën e ngjitjes.
    Për kohë më të gjatë, ngjitësi duhet të depozitohet në lokal mirë të ajrosur, në errësirë. Temperatura e rekomanduar e depozitimit të ngjitësit është 5-23°С. Ekspozimi në temperatura më të larta e zvogëlojnë kohëzgjatjen e ngjitësit. Mos të depozitohet në frigorifer.

    PARALAJMËRIM

    Ngjitësi është i ndezshëm. Të ruhet larg burimeve të nxehtësisë, shkëndijave, zjarrit të hapur. Duhet të përdoret vetëm në lokale mirë të ajrosur.

    Përbërja e materialit Corian Solid Surface

    Dupont Corian Solid Surface është material i fortë, jo poroz dhe homogjen, në përbërjen e të cilit ka 1/3 rrëshirë akrili (e njohur si polimetil ose RMMA) dhe rreth 2/3 materiale natyrore. Këto minerale janë të përbërë nga trehidrat i aluminit (ATH) i cili është prodhim i fituar nga boksiti, xehe nga e cila nxirret alumini.

    Për çka përdoren CORIAN pllakat dhe vendet ku përdoren?

    Dupont Corian është prodhim kompozitë me veçori të avancuara i cili përdoret si material në shumicën e zgjedhjeve arkitektonike dhe rregullime të enterierit, si në mjediset shtëpiake ashtu edhe në ato publike. Corian ofron shumëllojshmëri gjatë dizajnimit, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë. Përpunohet me vegla dhe makina jo konvencionale në zdrukthëtari dhe mund të formësohet në cilën do formë. Më së shpeshti përdoret si sipërfaqe e punës, mbështjellës i murit dhe lavaman në kuzhinë, në banja si lavaman ose mbështjellës i murit në dush kabinat, përveç sektorit shtëpiak gjen zbatim të madh edhe në më shumë sektorë publike si në shëndetësi, në banka, HOREKA (shkurtesë nga Hotele, Restorante, Kafe), butiqe e të tjerë.

    Cili është dallimi mes paneleve rezistuese nga uji dhe paneleve standarde?

    Dallimi mes paneleve rezistuese ndaj ujit dhe paneleve standarde është në bërthamën e tyre. Bërthama e paneleve standarde është bashkim i ngjitëseve dhe grimcave të drurit të formësuar me përdorim të shtypjes, të fisnikëruar me HPL foli. Derisa bërthama e paneleve rezistuese ndaj ujit shkon një hap përpara me përfshirjen e aditivit që e mbron nga një shkallë e lagështisë.

    Shpesh ndodh që kjo karakteristikë pozitive të përzihet me rezistencë ndaj ujit. Që në këtë rast do të ishte një përvojë e keqe për shfrytëzuesin.

    Mos të harrojmë, sipërfaqja e HPL folisë është tërësisht rezistuese ndaj ujit dhe nuk lëshon ujin të depërtojë deri te bërthama. Rreziku ekziston nëse uji vjen deri te skajet, vendet e lidhjes (si në skajet e ngjitura me kan shirita, ose hapjes së lavamanit). Nëse menjëherë nuk intervenohet dhe nuk fshihet uji nga ato vende mund të sjellë deri te fryrja e bërthamës.

    Linja jonë e vëllimshme përfshin panele me bërthamë standarde, por dhe të tilla që janë rezistuese ndaj ujit. Gjatë zgjedhjes së panelit për kuzhinën tuaj mund të vini në dyshim që të hiqni dorë nga lara e panelit vetëm se ajo është e punuar me bërthamë standarde. Mos e bëni këtë! Sepse një ndryshim me vete sjell ndryshim tjetër, e tjetër dhe rezultati përfundimtar çdoherë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga mendimi fillestar. Nëse thellësisht jeni të bindur se kuzhina juaj duhet të përmban panel rezistues ndaj ujit pa marrë parasysh se a përshtatet lara me desenin apo jo, lirisht përdorni të tillë. Por nëse e keni zgjedhur larën tuaj të përsosur dhe e gjeni veten si e ndryshoni mendjen, ndaluni për një çast dhe mendohuni, se edhe paneli standard nëse përdoret dhe mirëmbahetа si duhet mund të ketë jetëgjatësi.

    Cila është trashësia e inoksit të lavamanëve dhe me çfarë kualiteti është?

    Kur do të vendosni të blini lavaman nga rostfrai (çeliku i pandryshkshëm) dhe e vizitoni sallonin tonë qëpari do të vëreni se posedojmë zgjedhje të madhe, pastaj do ta vëreni formën e tyre dhe në fund do ta vëreni dallimin në çmim.

    Mund të vëreni se ekziston edhe dallimi në çmim mes lavamanëve me formë të ngjashme (për shembull, lavaman me një birë dhe pushimore).

    Pse paraqitet ai dallim?

    Ajo është për shkak të trashësisë së materialit (rostfrait) dhe mënyrës së prodhimit. Do të vëreni se lavamanët me koritë të cektë janë të punuar nga rostfrai i hollë (0,5mm), prandaj këto lavaman janë më të lirë.

    Tashmë e kuptoni se lavamanët me korita të thella (220mm) përdorin rostfrai më të trashë (0,8mm) prandaj edhe çmimi i tyre është më i lartë.

    Që mos të vjen deri te ngatërrimi, rostfrai është me kualitet të njëjtë te të gjithë lavamanët. Për përpunimin e tyre është përdorur rostfrai që çdoherë është i sigurt dhe i kontrolluar 18/10, i cili mund të jetë në variant i lustruar, mat dhe dekor.

    Nga cilat prodhues janë kompensata të fisnikëruara, cili është dimensioni dhe trashësia e paneleve?

    Për shkak se sjellim kompensata nga më shumë prodhues është e kuptueshme se edhe trashësia e tyre do të dallohet.

    Kronospan Lapovo: 2750 х 2070 ( për 8 mm, 16mm, 18mm, 25mm)

    Kronospan Jihlava: 2800 х 2070 ( vetëm për 38 mm)

    Pfleiderer Wodego: 2655 х 2100 (për 8 mm, 16 mm, 18 mm, 25 mm, 38 mm)

    Pfleiderer Thermopal: 2750 х 2050 ( për 16 mm, 18 mm)

    Pfleiderer Duropal: 4100 х 1300 ( vetëm për 17,6 mm)